Bashkëpunimi me qytetarët, çdo aktor të shoqërisë civile, institucionet dhe partnerët ndërkombëtar ka qënë një prej modeleve të punës në këtë 1-vit drejtimi të Bashkisë Shkodër. Do të vazhdojë edhe për 4 vitet e ardhshme dhe prandaj e konsiderova me rëndësi t’i bashkohesha Forumit Publik (POP) – Përballja e Ofertave Politike, organizuar nga Intelektualët e Rinj Shpresë. Prezantova programin tim për Shkodrën, i projektuar për 4 vitet në vazhdim, por me objektiva edhe më të gjërë. Prioritetet e shprehura në kontratën sociale që firmosa me IRSH, janë edhe prioritetet e programit tim, sepse ai ka ardhur përmes dëgjesave dhe diskutimeve me qytetarët.
Pas 14 Majit nisim punën për zbatimin e tyre dhe ecjen me ritmet e kërkuara të projektit tonë për Shkodrën 2023-2027. Bashkë Fitojmë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=615830980563678&set=pcb.615834387230004

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 14 MAJIT, OSBE/ODIHR PUBLIKON RAPORTIN E NDËRMJETËM
Artikulli tjetërKANDIDATI I PS BENET BECI PREZANTON PROJEKTIN STRATEGJIK TË RRUGËS SË DUKAGJINIT