Kandidati i PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati zhvilloi një takim në një prej fasonerive më të rëndësishme në Shqipëri, Famiko Group e cila ndodhet në njësinë Rrethina në Shkodër. Kandidati Bushati pasi u njoh me problematikat e përditshme të punonjësve në zonat ku banojnë mori mbështetjen e plotë të tyre.

Famiko Group është një kompani e cila ka prodhuar veshje për Formula Uno si dhe kampioni i Moto Gp Valentino Rosi gjithë karrierën e tij ka përdorur veshjet e prodhuara nga kjo kompani në Shkodër.

Administratori i Famiko Group Rrok Kokaj tha se është hera e parë që një kandidat vjen dhe njihet me hallet e punonjësve në atë fasoneri ndërsa kandidati Bushati deklaroi se do të shohë mundësinë për të gjetur prona të lira të bashkisë Shkodër për t’ia vënë në dispozicion bizneseve dhe për të minimizuar papunësinë.

 

Artikulli paraprakDAJÇ: BANORËT: MBËSHTESIM BARDH SPAHINË
Artikulli tjetërSHIROKË, OMP SEKUESTRON 8 MJETE PESHKIMI