Kaos në Nju Jork, të shtëna brenda spitalit

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të premte në një spital në Nju Jork, SHBA. Mediat lokale flasin për disa të lënduar nga të shtënat e ndodhura në katin e 16-të në spitalin “Lebanon” në lagjen Bronx, pak para orës 15:00 me orën lokale. Autori është një ish-punonjës i spitalit, sipas WCBS-TV. Raportohet se ai është qëlluar për vdekje nga policia në një shkëmbim zjarri.Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 14:50 të së premtes, në spitalin libanez në Bronx. Pamjet televizive tregojnë spitalin të rrethuar nga automjetet e policisë dhe zjarrfikëse. Forca të shumta policie janë parë edhe në çatinë e ndërtesës, në gatishmëri për çdo lloj rreziku.Qendra spitalore libaneze në Bronx është vetëquajtur një sistem për kujdesin shëndetësor jofitimprurës dhe vullnetar, e shtrihet në jug dhe pjesën qendrore të kësaj lagjeje të Nju Jorkut.Spitali 120-vjeçar ka rreth 1.000 shtretër në të gjitha njësitë e saj. Ndërsa dhoma e saj e emergjencave është një nga më të ngarkuarat në Nju Jork. Spitali ndodhet rreth 2 km në veri të stadiumit “Yankee”.Raportohrn dy te lenduar.

Artikulli paraprakRAMA ZBULON OBJEKTIVAT E MANDATIT TË DYTË QEVERISËS
Artikulli tjetërKËRKOHEJ NË TË GJITHË EUROPËN, KAPET NË ITALI NJË SHQIPTAR I SHUMËKËRKUAR