Kapen 800 kg kanabis,në tunel  dhe  në një kontenier .Në kërkim 8 persona

 

Mbi 800 kg kanabis jane sekuestruar në zonën e Matit dhe fshatin Rreth Bazë, drogë e cila ishte e fshehur në ish-tunelet e ushtrisë dhe në kontenier Një kontenier i mbushur me lëndë narkotike është gjetur nga policia në njësinë administrative Baz , ku më herët në një tunel u gjet 200 kg kanabis. Policia e Shtetit informon se lënda narkotike e sekuestruar është rreth 150 deri ne 200 kg, ndërsa janë gjetur edhe mbetje të saj. Gjithashtu, në kontenier është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov. Më herët gjatë ditës së sotme, në afërsi të lagjes “Daci” është gjetur sasia prej 200 kg e futur nëpër thasë dhe e fshehur rreth 25 metra në brendësi të një tuneli. ” Në kuadër të këtyre kontrolleve gjatë ditës së sotme, në njësinë Administrative Baz, në afërsi të lagjes Daci, nga policia gjatë kontrollit në një tunel, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale Rreth 200 kg lëndë narkotike, e futur nëpër thasë. Lënda narkotike është gjetur rreth 25 metra në brendësi të tunelit”, sqaron policia Sasia e drogës ishte e paketuar në thasë gati për tu tregtuar ndërsa në kërkim janë shpallur 8 persona. Sipas hetimeve ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me disa zyrtarë lokalë kishin kultivuar drogën përgjatë vitit 2016 dhe pas korrierët e kishin tharë e vendosur në tunel e kontenier. Kontenieri me ngjyrë të verdhe ishte i vendosur në një zonë të banuar pranë qendrës shëndetësore të fshatit Rreth – Bazë në zonën e Matit.

Artikulli paraprakKANABISI, NDËSHKOHEN POLICËT
Artikulli tjetërPËRPLASET AUTOBUSI ME STUDENTË, 3 TË VDEKUR, 19 TË PLAGOSUR