Një tjetër operacion antidrogë është ekzekutuar gjatë ditës së sotme në Itali.
Antidroga e Romës në bashkëpunim me repartin operativ të provincës së Castelverdes, ka arrestuar 3 persona, mes të cilëve një shqiptar me akuzën e trafikut të mbi 90 kg marijuanë.

Shqiptari është identifikuar me inicialet P. M., 30 vjeç ndërsa dy personat e tjerë janë C.M., 31 vjeç, me kombësi rumune edhe D.G., 49 vjeç, shtetas italian.

Në banesën ku jetonin 3 të arrestuarit janë gjetur rreth 90 kg marijuanë, një pistoletë e modelit Cobra Coll e kalibrit 38 special me numër serie të fshirë, si dhe plumba e materiale për përgatitjen e konfeksionimit të dozave të drogës.

Gjithashtu janë sekuestruar rreth 5 mijë euro kash.
Të arrestuarit janë shoqëruar në burg e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Artikulli paraprakARRESTOHET PAS SHERRIT NË FSHAT, POLICIA I GJEN NË BANESË ARSENAL LUFTARAK
Artikulli tjetërZJARRI DJEG NJË HOTEL, 17 TË VDEKUR NË INDI