Policia italiane ka vënë në pranga tre shtetas shqiptar. Sipas mediave të vendit fqinj, të arrestuarit janë:
-A. Harizi., i lindur në Shqipëri, në vitin 1991
-P.Tafa., i lindur në Shqipëri, në vitin 1986

-K. Kondo., i lindur në Shqipëri, në vitin 1984, i cili i kishte shpëtuar një arrestimi në moshën 15 vjeçare, nën akuzën e transportimit dhe shitjes së drograve të llojit kokainë, heroinë, hashash, marijuanë.

Policia bën me dije se Harizi dhe Tafa u ndaluan në aeroportin e “Orio Al Serio” në Bergamo, sapo zbritën nga avioni, ku ishin nisur nga Tirana.

Harizi ishte përgjegjës për furnizimin personal të përdoruesve të shumtë.
Grupi i shqiptarëve gjithashtu dispononte shumë armë zjarri, të mbledhura në 31 maj të 2017.

Policia e Bergamos i sekuestroi një pistoletë të kalibrit FN Broëing 7.65 mm. Gjithashtu policia gjeti edhe 9 fishekë të fshehur në një zgavër pllakash, në ashensorin e shkallëve C, të kompleksit në Via San Bernardino 139/R.
Në këtë vend plumbat ishin vendosur në P. Tafa dhe bashkëpunëtori i tij A. Harizi.

Por pas fshehjes arma u kërkua nga A. Harizi, i cili kërkonte ta përdorte kundër një të dënuari në Bergamo.

Nga ana tjetër. K. Kondo u ndalua sapo mbërriti në Itali, nëpërmjet një fluturimi nga një qytet rumun. Kondo ishte një ndihmës aktiv i kushërinjve Harizi, në emër të të cilëve ai kishte realizuar shumë shitje të lëndëve narkotike.

Të tre të arrestuarit janë dërguar na burgun e Bergamos.

Artikulli paraprak“NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR”, SORECA KËRKON DIALOG MES PARTIVE PËR KRIZËN
Artikulli tjetërGLORIA VANDERBILT:IKONË E MODËS DHE ARTISTE VDES NË MOSHËN 95 VJEÇARE