Ditën e sotme skuadra operacionale dhe RENEA kanë zhvilluar operacione kundër narkotikëve në Tiranë dhe Elbasan.

Gjatë aksionit të zhvilluar në Tiranë kanë rënë në pranga pesë persona mes të cilëve edhe Klajdi Gjeci i njohur si anëtar i grupit të Shullazit dhe u sekuestrua një kg kokainë.

Mësohet se Gjeci shpërndante drogë në lagjet kreysore të kryeqytetit, ku përfshihen Tirana e Re, Stadiumi Dinamo dhe zona e Bllokut.

Ndërkohë që nga aksioni i zhvilluar në Elbasan janë arrestuar tetë persona, dy prej të cilëve janë pjesë grupit të Capajve.

Të ndaluarit:Lavdosh Demaj; Agron Qafaj (Aurel Ferra) ; Skënder Pëllumbi;
Edmond Bardhi; Nushi Salla.

Burime nga policia bëjnë me dije se grupi shpërndante kokainë në Tiranë, Elbasan e Fier.Lavdosh Demaj, ka në pronësi një lokal në lagjen Shënkoll, ku edhe është bërë shkëmbimi i kokainës.

Po ashtu, nga verifikimet e kryera, bëhet e ditur se Demaj ka qenë i dënuar edhe më parë për trafik droge. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ky grup, i drejtuar nga Qafa, ishe nën vëzhgim prej katër muajsh dhe se gjatë kësaj periudhë policia ka mjaftueshëm prova; foto dhe përgjime që implikojnë këtë grup.

Policia ka shtrirë hetimet edhe në persona të tjerë të dyshuar si pjesë e trafikut të drogës, të cilët merreshin me shpërndarjen dhe shitjen e kokainës.

Artikulli paraprakGRABITJA NË RINAS, HETIM DHE ZYRTARËVE TË AEROPORTIT
Artikulli tjetërLABORATOR DROGE NË MES TË ATHINËS, ARRESTOHEN 4 SHQIPTARË