Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Firences në Itali.

I arrestuari është R.T banues në Durrës, i cili ishte dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë ”. Tashmë pas procedurave që do të kryhen nga policia e Shtetit 25-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata atje.

Për arrestimin e tij është përfshirë edhe Interpol Tirana si dhe zyra e Interforcës së Policisë Italiane.

Artikulli paraprakTËRHIQET PS, PROKURORIA MUND TË ARRESTOJË DEPUTETËT PA PARAQITUR PROVAT NË KUVEND
Artikulli tjetërNXORËN INFORMACIONIN SEKRET, PEZULLOHEN DY OFICERË TË POLICISË