Leçe – Drogën e kishte paketuar si shqiptar, pranga trafikantit italian

Policia financiare italiane informon se gjatë natës së shkuar, në bordin e një furgoni që udhëtonte nga qyteti i Leçes në drejtim të Romës janë sekesutruar 330 kg marijuanë. Furgoni ishte i drejtuar nga shtetasi italian G.L 49 vjecarë. Sipas komunikatës së shtypit të Policisë italiane lënda narkotike ishte e konfeksionuar në 15 pako të mëdha e të lidhur me ngjitës, “një mënyrë kjo tipike e përdorur nga trafikantët shqiptarë për të mbrojtur lëndën narkotike nga uji përgjatë udhëtimit përmes Adriatikut”, shkruajnë mediat italiane. Marijuana e sekeustruar do të kapte në treg vlerën e 500 mijë euro. Në furgon janë gjetur dhe sekuestruar dhe 3 telefona celularë.

Artikulli paraprakFAMILJA SHQIPTARE NE RIMINI HIDHET NGA KATI I DYTE PER T’I SHPETUAR ZJARRIT
Artikulli tjetërTRAFIKIMI PERFSHIN 20 MILIONE NJEREZ