Kapet 53 kg drogë në Gjermani, arrestohet trafikanti shqiptar

Një sasi prej 53 kg drogë është sekuestruar së fundmi në Gjermani dhe një shqiptar është arrestuar. Rreth orës 23.49 të 10 prillit, në një banesë në qytetin verior gjerman Hamburg-Hinschenfelde, konkretisht në rrugën Lomerstraße, autoritetet e policisë gjermane kanë arrestuar një 40-vjeçar shqiptar për trafikim të lëndëve narkotike, shkruan “Focus”. Qiradhënësi kishte lajmëruar zjarrfikësen, për shkak se nga çatia e shtëpisë pikonte ujë. Arsyeja ishte një defekt me lavatriçen. Por, gjatë kontrollit të imtësishëm në shtëpi, u gjetën 37 pako me marihuanë me peshë 52 kilogram marihuanë dhe një kg amfetamin. Shtëpinë e kishte marrë me qira 40-vjeçari shqiptar, ndërsa nën hetim në gjendje të lirë janë edhe dy persona që jetonin me të, një 49-vjeçar tunizian dhe një 44-vjeçar algjerian. Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg vetëm për shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat gjermane.

Artikulli paraprakTAKIMI I PRESIDENTIT NISHANI ME SENATORIN JOHN MCCAIN,SHQIPERIA ROL POZITIV NE RAJON
Artikulli tjetërAMBASADA E SHBA ZBARDH TAKIMET E SENATORIT MCCAIN