Falë patrullimit nga ajri, Guardia Di Finanza ka mundur të ndalojë një gomone me drogë në Brindizi. Në bordin e mjetit lundrues ishin fshehur plot 535 kg marijuanë.

Po ashtu janë arrestuar edhe skafistët, të dy shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasit me iniciale D.G.46-vjeç i dhe V.S 38-vjeç të dy nga Vlora.

Në orët e para të ditës së sotme, gjatë patrullimit nga ajri është pikasur gomonia që po iu drejtohej brigjeve italiane.

Autoritetet kanë vënë re një ngarkesë të dyshimtë në bord dhe kanë sinjalizuar forcat e Guardia Di Finanza të Barit, të cilët janë vënë në ndjekje.

Skafistët shqiptarë kanë shtuar shpejtësinë në momentin që kanë kuptuar që po ndiqeshin, por e kanë pasur të pamundur të shpëtojnë.

Pasi janë neutralizuar nga policia italiane, në bordin e gomones u gjetën 26 pako me marijuanë.

Operacioni i radhës kundër trafikut të drogës në Kanalin e Otrantos, u finalizua edhe me mbështetjen e mjeteve detare të operacionit “Themis 2018” të Agjencisë ‘Frontex’ të koordinuar në nivel kombëtar nga Qendra Ndërkombëtare e Koordinimit,

të ngritur në komandën operative detare Pratica di Mare në Romë dhe në Puglia.

Artikulli paraprak“SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR KONSUMIN E KOKAINËS”, ISH-MINISTRI: SITUATA ËSHTË MË ALARMANTE SE KAQ
Artikulli tjetërQEVERIA NË DITËN E DYTË TË MBLEDHJES, NDRYSHIMET E KABINETIT NË HORIZONT, JA DATAT MË TË MUNDSHME