Kapet heroinë, një 35 vjecar në pranga

Një i ri është vënë në pranga në Berat, pasi akuzohet se shpërndante drogë. Burime nga policia thanë se në pranga është vënë Geri Molishti, 35 vjeç, banues në Berat. Policia bën të ditur se dyshohet se i arrestuari shpërndante lëndë narkotike në lagjet “Dëshmorët e Kombit” dhe “Barrikadë” të qytetit të Beratit. Menjëherë shërbimet e policisë janë organizuar dhe sot më datë 17.05.2017 në lagjen “Dëshmorët e Kombit” është ndaluar automjeti më drejtues shtetasin Geri Molishti dhe gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj tij, i janë gjetur me vete 5 doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe 6 doza të tjera me lëndë narkotike të dyshuar heroinë. Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar nga forcat e policisë në total: 11 doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë; 270 euro; 12000 lekë; 2 aparate celular; si dhe automjeti me targa AA 890 FK. Materialet i kaluan Prokurorisë Beratit, për akuzën e “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Artikulli paraprakSHQIPTARI KAPET ME 6 KG KOKAINË,I KISHTE FSHEHUR NE SERBATOR
Artikulli tjetërGJOBË 130 DOLLARË PËR GRATË MYSLIMANE QË MBULOJNË FYTYRËN NË PUBLIK