Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar gjatë natës në Bolonja, Itali. Siç shkruajnë mediat italiane, droga prej 105 kilogramësh kanabis sativa shqiptar është gjetur në një makinë që drejtohej nga një 35-vjeçar shqiptar.

 

I arrestuari është Rinard Xhaxhia, i cili është prangosur në ‘Sheshin Verdi’ në Bolonja. Policia italian i ishte vënë pas shqiptarit dhe e ka kapur atë me drogën e ngarkuar në makinë. Ai mësohet se ishte një ndër furnizuesit kryesorë të zonës së Bolonjas. Shqiptari duket se kishte vënë re policinë që po e ndiqte dhe kishte bërë disa manovra për ti shmangur. Në një moment, ai kishte hapur me telekomandë një makinë të parkuar në rrugën ‘Pizzardi’, ndërsa çelësat e një makine tjetër i kishte hedhur tutje. Menjëherë policia ka organizuar operacionin blic, ku në makinë janë gjetur 105 kilogramë kanabis sativa, bën të ditur SYRI.net. Në shtëpi i është gjetur edhe sasia prej 5.400 eurosh kesh, që besohet se janë të ardhura nga shitja e drogës.

Artikulli paraprakARRESTOHET POLICI I KAKAVIJËS, DREJTONTE MJETIN I DEHUR
Artikulli tjetërMANIPULOI PROVAT E NJË AKSIDENTI, PEZULLOHET OFICERI I POLICISË