Trafiku i drogës në shumicen e rasteve nga kufiri i gjelber është kthyer në një problem të madh për policinë greke. Gjatë ditës së sotmr një sasi prej më shumë se 60 kg hashash është sekuestruar nga policia greke.

“Protothema” shkruan se lënda narkotike ishte e ndarë në 50 pako në çanta udhëtimi, ndërsa pesha totale e lëndës narkotike të papërpunuar, është 61 kg dhe 790 gram si dhe një revolver dhe 21 fishekë. Në automjetin e bllokuar ishin dy persona, një 31 vjeçar shqiptar, shofer i mjetit dhe e dashura e tij greke, 31 vjeçe, të cilët u arrestuan dhe u dërguan në Prokurorinë e Kosturit.

Artikulli paraprakI DËBUAR 4 HERË, 27 VJEÇARIT SHQIPTAR I DËSHTON PLANI I ARRATISJES MINUTAT E FUNDIT
Artikulli tjetërPËRMES SHQIPËRISË, ‘RRUGA E RE BALLKANIKE’ E REFUGJATËVE TË LINDJES