Presidenti i Sindikatës së Arsimit të Shqipërisë Nevrus Kaptelli u bën thirrje mësuesve të të gjithë vendit që të vijojnë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Kaptelli e tha këtë duke ju referuar kërkesave të shumta dhe protestave të mësuesve për shpërblimin e fundvitit. Kaptelli deklaroi nga Shkodra se Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë po përfundon procedurat për nënshkrimin e një kontrate kolektive me Ministrinë e Arsimit.

Kjo sipas tij nuk përcakton se mësuesit e Shkodrës do t’i marrin shpërblimet e fundvitit edhe për 4 vitet e kaluara. I pyetur mbi përfshirjen e mësuesve në fushatë elektorale, kaptelli tha se SPASH nuk ka informacion që mësuesit të jenë detyruar nga subjekte politike për të marrë pjesë në tubime të caktuara. Këto deklarata të presidentit të Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë u bënë gjatë një trajnimi të organizuar në Shkodër, pjesë e të cilit ishin kryetarët e sindikatave të arsimit nga 6 rrethe të veriut.

Artikulli paraprakBANORËT: KJO QEVERI SJELL VETËVRASJE
Artikulli tjetërPROJEKTI I BASHKISË PËR PYJET E KULLOTAT