Shkodra u gjallërua këtë fundjavë nga atmosfera e krijuar nga karnevalet të kthyera në traditë për qytetin prej 160 vitesh. “Po lehim si qeni n’hane” ishte motoja e këtij viti duke shënjestruar kështu politikanët.

Ashtu si çdo vit mesazhet për politkanët dhe shoqërinë u sollën nëpërmjet bejtave të cilat janë tradicionale të karnevaleve. Fëmijët dhe nxënësit e shkollave me maskat dhe veshjet e tyre të veçanta i dhanë një atmosfere festive Shkodrës.

Pas marshimit në rrugët kryesore të qytetit, në qendër u zhvillua edhe ceremonia e djegies së dordolecit që simbolizon largimin e së keqes.

Artikulli paraprakLAGJJA FERMENTIM NËN PUSHTETIN E MBETJEVE TË FABRIKAVE
Artikulli tjetërRRAPI SHEKULLOR NË PIRAJ TË LEZHËS