Sulmuesi i Vllaznisë Demir Imeri shprehet se në ndeshjen Kastrioti-Vllaznia që do të jetë këtë të mërkurë do të vendosin detajet ndërsa e parashikon si një përballje të fortë në të cilin Vllaznia do të arrijë që të marrë fitoren.

Lidhur me deklaratën e mbrojtësit Imami se fajin për golat e pësuar e ka edhe sulmi, Imeri iu shmang duke thënë se Vllaznia është një ekip kompakt.

Tek Vllaznia Demiri thotë se është ambjentuar shpejt.

Sa i përket paga të prapambetura, situata që në fundvit tek Vllaznia përsëritet çdo vit për shkak të miratimit të buxhetit dhe vonesave që krijohen Imeri me gjysëm zëri thotë se drejtuesit duhet që të paguajnë lojtarët dhe stafin.

Imeri kërkon që të shpërthejë sa më shpejt të jetë e mundur duke qenë se deri më tani nuk ka dhënë aq sa pritet përsa i përket shënimit të golave në radhët e Vllaznisë.

Artikulli paraprakKASTRIOTI-VLLAZNIA, TRAJNERI: SHKOJMË PËR 3 PIKË
Artikulli tjetërPAS KREUT TË POLICISË, SHQIPTARI ABAZOVIÇ SHKARKON NGA DETYRA NJË TJETËR DREJTOR TË RËNDËSISHËM NË MAL TË ZI (EMRI)