Mesazhi i ndjerë i Katedrales “Shën Shtejfni” në Facebook për lamtumirën e fundit të Imzot Luçjan Avgustinit:

“Në mes të lotëve, dhimbjeve, nderimeve me të larta, mirënjohjes me të thellë, falenderimeve, lutjeve, përcollem sot Bariun tonë. Ceremonia e salikimit u zhvillua sot në katedralën “Nënë Tereza”, Sapë, në një meshë me të pranishëm, ipeshkvijtë, meshtarë, rregulltarë, rregulltare, përfaqësues të pushtetit qëndror e vendor, familjarë dhe një numer i madh besimtarësh. Dioqeza e Sapës, nuk është një grigjë pa bari, pasi Monsinjor, ti na ka ndjekur secilin në takimin e forcimit të besimit e të shpresës dhe sot jemi të gjithë rreth teje Bari, si grigjë që përjetoi dëshminë e trashigimisë apostullore. Pashkët e fundit me sëmundjen që shkatërronte trupin por e cliroi shpirtin, në Pashkët me të mira deri në bashkimin përfundimtarë në Trinitet. Përparimet shkencore u përulen para një vullneti Suprem, që nga mendja njerëzore nuk kuptohet, por vetëm pranohet me pjekurinë e besimit. «“Do të ngjallet vëllai yt!” – i tha Jezusi. “E di se do të ngjallet – iu përgjigj Marta – në ringjallje – Ditën e fundit.”» Ja kthyem tokës trupin Tënd, dhe ashtu sic ti ke dashur për ta parë Kishën një Trup të vetëm, u mblodhëm me dhimbjen e forcën e shpirtit, se Monsinjor Lucjani do të jetë puhizë që do të fryjë në pafundësinë e perjetësisë. Famullia e Shën Shtjefni, do ti ruaj kujtimet me të mira të ish-famullitarit të saj, që i dha formë dhe jetë nga jeta e Tij. Mungesa fizike do të na kthej gjithmonë tek trashigimia që kemi. Secili sot jemi si Marta e Maria, kemi humbur vëllain tonë, por edhe e dijmë se Zotëria do të na ngushëllojë dhe do ta ngjallë. Shpirti i yt i bukur, lulëzoftë në përjetësi…. Shkelqimi i Shpirtit tënd Imzot, na forcoftë për të qënë një Kishë e bashkuar, me njërin-tjetrin dhe me Autorin e Jetës. Gjithmonë na ke kërkuar, sot të kërkojmë ne më shumë se kurrë … Pushofsh në Paqe!!!”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSINAN HOXHA BËHET BABA PËR HERË TË PARË
Artikulli tjetërASAMBLEJA PARLAMENTARE E NATO-s NË TIRANË, JA RRUGËT QË BLLOKOHEN