Katër aksidente janë shënuar në rrugët e Shkodrës brenda një harku kohor të shkurtër. Shkak është bërë moti i përkeqësuar dhe reshjet e dendura të shiut. Tre aksidente ndodhën në rrugën Shkodër-Velipojë teksa një makinë ra në kanal në fshatin Trush, një tjetër u përmbys tek ura e Gjo Lulit dhe një mjet doli nga rruga në fshatin Sektor. Aksidenti i katërt u shënuan në rrugën nacionale Shkodër-Tiranë. Nga këto aksidente nuk ka humbje në jetë njerëzish.

Kushtet atmosferike kryesisht kanë shkaktuar 4 aksidente në Shkodër brenda një harku kohor të shkurtër. Tre prej këtyre aksidenteve kanë ndodhur në rrugën Shkodër-Velipojë dhe një tjetër në rrugën nacionale Shkodër-Tiranë. Aksidenti më i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë në afërsi të fshatit Trush teksa një mjet ka rënë në kanal në ujë. Brenda mjetit ndodheshin dy persona por sipas burimeve pranë spitalit rajonal ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Është bërë e mundur që të nxjerren brenda një kohe të shpejtë. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:50 teksa automjeti tip Ëolsvagen me targë AA 437 OA ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Policia bën me dije se aksidenti ka ardhur nga shkaqet atmosferike. Vetëm pak minuta më pas është shënuar edhe aksidenti i dytë vetëm pak kilometër më tutje. Në vendin e quajtur Ura Gjo Lulit në rrugën Shkodër-Velipojë një mjet është përmbysur ndërsa brenda tij mendohet se kanë qenë sërish dy persona të cilët janë nxjerrë me shpejtësi dhe pas transportimit në spitalin rajonal të Shkodrës janë jashtë rrezikut për jetën. Për të mos mjaftuar në fshatin Sektor sërish në aksin Shkodër-Velipojë është shënuar aksidenti i tretë teksa një makinë ka dalë nga rruga dhe personat që ndodheshin në të kanë pësuar dëmtime të lehta duke qenë jashtë rrezikut për jetën. Edhe në aksin nacional Shkodër-Tiranë ka ndodhur një aksident në një kohë të afërt me 3 aksidentet e tjera por nuk ka të lënduar dhe personat e aksidentuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në Shkodër reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që një ditë më parë janë bërë shkak për këto aksidente por për fatin e mirë pa humbje jetësh në njerëz.

Artikulli paraprakRAMA-FLECKENSTEIN,SHQIPERIA PROGRES DREJT BE
Artikulli tjetërISIS I SHPALL LUFTE MACEVE,DEKRETON LIGJIN PER SHFAROSJEN E TYRE