Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i surprizoi të gjithë në fillimin e ndeshjes, pasi zgjodhi të këndonte himnin e Zvicrës, ndryshe nga të huajt e tjerë të kombëtares helvete.

Ai e kishte bërë këtë gjë edhe në ndeshjen e fundin miqësore ndaj Japonisë, por për mediat zvicerane, Xhaka nuk e bën këtë gjë sepse e ndjen, por për shkak të interesit.

Ata kanë hedhur hipotezën se, “Xhaka do të behet kapiten i Zvicrës në një të ardhme të afër dhe është ndërgjegjësuar me faktin që për t’u bërë kapiten duhet të këndosh edhe himnin“.

Mesfushori i Arsenalit është i treti në listë pas Lihtshtajnerit dhe Behramit dhe shiriti i kapitenit nuk duket shumë larg.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT KANË SHTËPITË MË TË VOGLA NË EUROPË, POR AMA JANË PRONARË
Artikulli tjetër“MESSI NUK ËSHTË MARADONA. NUK E FITON DOT I VETËM BOTËRORIN”