Kenga dibrane zbriti në Lezhë.Artistja e merituar dhe “Mjeshter I Madh”, Liri Rasha e shoqëruar nga ansambli “Azis Ndreu” dhe të ftuar të tjere mbajten një koncert në Pallatin e Kultures “Dedë Ndue Lazri”. Përformanca e këngëtares Dibrane Liri Rasha, Ilir Shaqirit dhe artisteve të tjere, tërhoqen vemendjen e shumë të pranishmeve të cilët kishin mbushur sallen e pallatit të kultures.

Ky koncert recital në Lezhë i përmbushi në maksimum pritshmeritë thotë këngëtarja Lirie Rasha, e cila prezantoi me mjeshteri kengen dibrane.

Ky event kulturor u përshëndet dhe nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, të cilët vlersuan maksimalisht artisten Lirie Rasha.

Koncerti recital i kengetares Lirie Rasha zgjati rreth 2 orë, duke mbajtur të mbërthyer publikun lezhjan dhe dibran të cilët nuk i kursyen duartrokitjet.

Artikulli paraprakTUKA: SINDIKATA KA 1 MAJ ÇDO DITË, PROBLEME ME PUNËDHËNËSIT
Artikulli tjetërBASKETBOLL, SFIDA E TRETË TEUTA-VLLAZNIA