“Nesër e përgjithmonë” është libri i këngëtarit të njohur shqiptar në skenën ndërkombëtare Ermal Meta i cili e promovi në Shkodër, qytetin ku ndodhet gjysma e familjes së tij. Ky libër shprehet autori Meta është një roman që ka copëza të vërteta të historisë së familjeve shqiptare që nis në vitin 1943 në Rragam, një fshat i Shkodrës me jjë djalë 7 vjeçar, gjyshin e tij dhe një ushtar gjerman që e pranojnë në banesë.

Gabimet e historisë në të kaluarën nuk duhet të përsëriten shprehet Meta dhe patjetër që gjithçka që ndodhi në të kaluarën duhet të rrëfehet për brezat e ardhshëm.

Shkodra, qyteti ku jeton gjyshja dhe daja i Ermal Metës i jep gjithmonë emocion ndërsa shprehet se në Shkodër por kudo në Shqipëri ka ende shumë punë për t’u bërë.

Në këtë promovim të librit të Ermal Metës të quajtur “Nesër e përgjithmonë” u zhvillua edhe një bisedë mes miqve dhe dashamirësve të artit në qendrën rinore Arka në Shkodër ndërsa nuk harroi të shfaqë talentin e tij në të kënduar.

 

Artikulli paraprakZHVILLOHET GARA E BIÇIKLETAVE PËR FËMIJËT E KOPSHTEVE
Artikulli tjetërSHKRIMTARI ALFRED ÇAPALIKU NË FESTIVALIN LETRAR