Rikthehen reshjet edhe era e fortë edhe këtë fundjavë. Për të gjithë që kanë bërë plane për fundjavën këshillohen që të marrin dhe një çadër me vete. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, dy ditët në vijim pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, ku në veri dhe qendër mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës.

Zonat bregdetare pritet të përfshihen edhe këtë fundjavë nga era e fortë, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Kapriçot e motit vazhdojnë akoma duke u prishur planet pushuesve në bregdet, kujtojmë që edhe në javën e kaluar ka pasur reshje të papritura edhe pse jemi në pikun e sezonit të verës.

Parashikimi i motit sipas Instituti të Gjeoshkencës:

shtunë, dt.03, në përgjithësi, priten reshje të dobëta. Në zona të kufizuara të qarqeve mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës, por më të mundshme në qarqet e veriut dhe në qendër, sidomos në zonat malore.

Temperaturat:
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 31 °C
në vendet e ulëta: 24 / 34 °C
në vendet malore: 17 / 32 °C.

Era
Nesër (e diel, dt.04) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet.

Artikulli paraprakSHËNGJINI ‘QYTETI’ I KOSOVARËVE, 250 BIZNESE SEZONALE ADMINISTROHEN NGA ATA
Artikulli tjetër“EMERGJENCË KOMBËTARE”, RAMA CITON AKTORIN SPIRO DUNI