Kërcënon me thikë dhe përplas me makinë kunatën

Një 31-vjeçar nga fshati Tabor i Përmetit është arrestuar nga policia në akuzën e dhunës psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së vetë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Pandeli Nika ka kërcënuar me thikë kunatën e tij, por është arrestuar në flagrancë pas denoncimit të saj, DH. Nika, 38 vjeçe. Policia thotë se 38-vjeçaren e ka përplasur automjeti tip “Benz” me targë AA577MG, i cili është në pronësi të Pandeli Nikës. Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, teksa pritet dhe zbardhja e mëtejshme e ngjarjes. Për shkak të hetimeve, policia thotë se ngjarja ka motive çështje familjare.

Artikulli paraprak20 VJEÇARI I ARMATOSUR GRABIT FARMACINË TEK “SIRI KODRA”,VJEDH 8 MIJE LEKE
Artikulli tjetërBIZNESMENI SHQIPTAR KAPET ME DROGË NË ZVICËR