Kleriku mysliman në mërgim Fetullah Gylen i akuzuar nga Turqia se ka orkestruar grushtin e dështuar të shtetit në korrik 2016, akuzon Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan se kërkojë që t’u mbyllë gojën kritikëve.

Reagimi erdhi ndërkohë që Presidenti Erdogan zhvilloi një vizitë në Shtëpinë e Bardhë ku takoi Presidentin amerikan Donald Trump. Kërkesa e gjatë e Ankarasë për ekstradimin në Turqi të Fetyllah Gylen, ish-aleatit të Erdoganin dhe tani armiku i tij, ka ndërlikuar marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, ndërkohë që marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar së fundit pas vendimit të Trump për të furnizuar me armë forcat kurde që luftojnë të ashtuquajturin Shteti Islamik në Siri.

Departamenti i Shtetit ka deklaruar se gjykatat në SHBA duhet të trajtojnë kërkesën për ekstradim të Gylenit. Në një artikull të publikuar në “Washington Post”, Gulen tha se Erdogan ishte “duke bërë gjithçka që mundet për të mbledhur pushtetin në duart e tij dhe për të nënshtruar disidentët”. Turqia ka shkarkuar ose pezulluar rreth 150,000 njerëz, përfshirë mijëra policë, nën dyshime se janë të lidhur me lëvizjen Gylen. Kleriku ka mohuar akuzat që ai komplotoi puçin ushtarak të dështuar në korrik të vitit të shkuar.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu në një artikull të botuar në revistën Foreign Policy të hënën thotë se Gylen ka tentuar të shkatërrojë demokracinë në Turqi. “Ne në Turqi presim që autoritetet e SHBA-ve të marrin masa ligjore efektive kundër kërcënimi për sigurinë dhe demokracinë tonë”, shkruan ai. Gjatë vizitës në Uashington, temë diskutimesh midis Erdogan dhe Trump do të jetë edhe Siria si dhe çështja e YPG kurde, e cila kërkon krijimin e një zone autonome në juglindje të Turqisë për më shumë se tre dekada.

Artikulli paraprakVETËVENDOSJE E VETME NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE
Artikulli tjetërIVANOVI PROPOZON AMNISTI PËR SULMUESIT E DEPUTETËVE NË KUVEND