Vazhdojnë kërkesat për azil drejt Gjermanisë.

Edhe pse qeveria gjermane e ka shpallur Shqipërinë vend të sigurtë origjine që prej muajit shtator të vitit 2015, çështja e azilkërkuesve në këtë vend mbetet një ndër temat më diskutuara për faktin se kërkësat për azil drejt Gjermanisë nga ana e shqiptarëve vazhdojnë. Kancelarja gjermane Angela Merkel, asokohe, shpalli vend të sigurtë bashkë me Shqipërinë edhe Kosovën e Malin e Zi, duke deklaruar shanset për t’u përfituar azil nga shtetasit e këtyre vendeve janë thuajse zero. Në lidhje me këtë foli nga Shkodra, drejtori i Fondacionit “Konrad Adenauer” Walter Glos, që merret me çështjet e azilit.“Ka një numër të madh kërkesash për azil drejt Gjermanisë dhe shpresa, në këtë rast, është koncepti i gabuar. Pas tetorit të 2015-s është shumë e vështirë jo vetëm të aplikosh, por edhe të marrësh azil në Gjermani. E vetmja gjë që mund të them është se duhet t’u japim shpresën të të rinjve shqiptarë që të qëndrojnë në Shqipëri dhe të ndërtojnë vendin e tyre. Kam pak muaj që jam në Shqipëri, por gjatë kësaj kohe kam vënë re që rinia shqiptare është shumë e interesuar për t’u arsimuar, prandaj më e mira është që të kontribojnë në vendin e tyre.” . I pyetur se deri kur azilkërkuesit që janë në Gjermani dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje do të rrinë në pritje, Glos u shpreh: Vetëm gjatë muajit korrik të vitit të kaluar 7 mijë e 633 shqiptarë kanë aplikuar për azil në Gjermani. Ministria e brendshme gjermane ka publikuar shifrat për këtë muaj, ku rezulton se në total aplikuan për azil 37 mijë e 531 emigrantë, mes tyre 7 mijë e 633 shqiptarë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPARKIM I GABUAR, GJOBA PËR AVOKATËT, NOTERË E GJYQTARË
Artikulli tjetërDËMTIMI I PRODHIMIT TË SERAVE, KOLA: SHKODRA ASNJË PROBLEM