Një shqiptar 47-vjeçar është arrestuar nga karabinierët e San Mauro Pascoli, rezident në San Mauro, mbi të cilin rëndonte një mandat arresti evropian.

Shqiptari është dënuar me katër vjet e nëntë muaj burg për favorizim e shfrytëzim të imigracionit klandestin me qëllim përfitimi, por deri sot kishte arritur ta shmangte dënimin.

I kërkuar në gjithë Evropën, 47-vjeçari banonte në provincën e Cesenës në Itali.
Tashmë është prangosur dhe dërguar në burg në Forlì.

Artikulli paraprakKËRCËNOI TË VETËMBYTEJ, ZHDUKET 29-VJEÇARI
Artikulli tjetërSHPËRNDANTE KOKAINË NË SHTËPI, ARRESTOHET 24 VJEÇARI SHQIPTAR