Kërkohen nga Italia, kapen dy persona të tjerë nga Shijaku

Janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Trafiqeve në Durrës.Në pranga të poilicisë Arben Plaku, 51 vjeç, banues më Shijak dhe Resmije Rrahmani (Plaku) 57 vjeçe, banuese në Shijak. Të arrestuarit më pas do të ekstradohen drejt Italisë, pasi Gjykata e Gjenovës për të arrestuarin Arben Plaku ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale pjesëmarrje në organizata kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe veprën “vjedhje me dhunë si dhe për Kontrabandë të personave. Ndërsa Resmije Plaku është dënuar në Itali për veprën penale të “Shfrytëzimit prostitucioni në bashkëpunim, ndërsa është dënuar në mungesë me 3 vite dhe 3 ditë burg. Të arrestuarit janë shpallur në kërkim nga Interpol Roma në 2015. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak, kanë bërë të mundur ndalimin e dy shtetase të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht: •Arben Plaku 51 vjeç, banues më Shijak; • Resmije Rrahmani (Plaku) 57 vjeçe, banuese në Shijak. Gjykata e Genovës, Itali, për shtetasin Arben Plaku, me vendim Nr. 22182/00 R.GIP, e Nr.16817/01, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesmarrje në organizata kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”,”Vjedhje me dhunë” dhe”Kontrabandë të personave” parashikuar në nenet 81, 110, 629 dhe 416 të Kodit Penal Italian dhe për shtetasen Resmije Rrahmani, e njëjta gjykatë me vendim Nr. 282/2013 SIEP e ka dënuar me 3 vite e 3 ditë burgim për veprën penale” Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim” parashikuar në nenin 416 të Kodit Penal Italian. i

Artikulli paraprakTAHIRI: KËRKOJ NGA PROKURORIA QË TË HETOJË GJITHÇKA MBI MUA
Artikulli tjetërPAJISJA PËR SALDIM SHKAKTON ZJARR NË SHTËPINË RULOT