Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon burg përjetë për Namik Velajn i cili mbyti me litar bashkëshorten e tij. Krimi u përpoq të fshihej si vdekje natyrale.

Po kështu është kërkuar 3 vite burg për Ilir Tankun i cili punonte si mjek i qendrës shëndetësore të qytetit. Gjithashtu u kërkua dhe 2 vjet heqje të së drejtës për të ushtruar profesionin e tij.

Vrasja ndodhi në janar të 2017-ës, por 67-vjeçari u arrestua në mars të 2018. Vdekja e Verke Velaj, u raportua si natyrale dhe ky version u konfirmua edhe nga mjeku Ilir Tanki, i cili më pas u mor si i pandehur për akuzën e shpërdorit të detyrës.

Sipas prokurorisë, kanë qenë familjarët e viktimës që kanë dyshuar për vdekjen e të ndjerës dhe kanë bërë denoncim në polici.

Pas 1 viti hetime, rezultoi se Namik Velaj, e kishte mbytur bashkëshorten dhe rreth qafës, kishte vendosur një shall për të fshehur shenjat e mbytjes.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM ME TRITOL NË OBORRIN E NJË BANESE
Artikulli tjetërU HELMUAN ME SAPUN, 11 NXËNËSIT DALIN NGA SPITALI BULQIZËS