Ky dordolec i varur në litar tërhoqi vëmendjen e banorëve të qytetit turistik të Jesolos në Itali.

“Dënim me vdekje për përdhunuesit” ishte pankarta me të cilën e shoqëronte manikinin Forza Nuova Veneto.

Dordoleci u shfaq në rrugët e Jesolos mbrëmjen e së martës së 28 gushtit teksa fotoja e saj u publikua dhe në Facebook.

Nisma vjen disa ditë pas përdhunimit në plazh të një vajze 15-vjeçare. Si autor i ngjarjes është arrestuar senegalezi 25-vjeçar, Mohamed Gueye.

Artikulli paraprakPËRFSHIHET NGA ZJARRI TRAGETI NË GREQI, EVAKUOHEN MBI NJË MIJË PERSONA (VIDEO)
Artikulli tjetërTË MOS SHKOSH TE DOKTORI DHE DENTISTI PËR TË KURSYER PARA, SHQIPTARËT TË PARËT NË EUROPË