Duke filluar nga ora 23:00 e mbrëmjes së sotme, shkarkimet mbi hidrocentralet në basenet e lumit Drin, do të ulen ndjeshëm, çka do të ndikojë në reduktimin e përmbytjeve në zonat fushore të Shkodrës.

Korporata Energjetike Shqiptare informon se situata hidroenergjetike ne kaskaden e Drinit po përmirësohet dhe prurjet natyrale ne ora 17:00 rezultojnë në 116O m3/sek.

“Duke pare tendencen ne renie te prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike per ditet ne vijim dhe me qellim dhenien e kontributit te saj ne lehtesimin e aspekteve operacionale te shtabit te emergjencave civile te Qarkut te Shkodres,

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare gjykoi te mundshme qe sonte ne ora 23:00 te reduktoje me tej shkarkimet duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit dhe përpunuar prurjet përmes ngarkimit maksimal të mundshëm të turbinave për prodhim energjie”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakMBLIDHET KOMISIONI I EMERGJENCAVE NE PREFEKTUREN E QARKUT SHKODER
Artikulli tjetërAMERIKANËT ME MALARIE,MSH: DY JANË POZITIVË, GJENDJA STABËL