Lidhur me shkarkimet ne hidrocentrale ka reaguar koorporata elektroenergjitike shqiptare. Ne kete reagim thuhet se Gjatë orëve të fundit është vënë re një reduktim i nivelit të prurjeve dhe rrjedhimisht

KESH ka zvogëluar dhe sasinë e shkarkimeve të kontrolluara pa prodhim energjie. Të dhënat hidroenergjitike të Kaskadës së Drinit më date 5 Mars 2018 ora 10:00 janë:

Nga HEC-i fundor i kaskadës (Vau Dejes) aktualisht shkarkohen pa prodhim energjie 800 m3/s. Gjatë gjithë kësaj periudhe, KESH po prodhon në kapacitet të plotë me 13 agregatë në tre hidrocentralet dhe me prodhim ditor mbi 28 milion kilovat/ore.

Referuar disa pretendimeve të ngritura në media nga funksionarë politik për pëmbytje të disa parcelave në Njësinë Administrative Ana e Malit (fshatrat Oblike, Gorice dhe Obot),

KESH sqaron opinionin publik se në këto zona ka patur përmbytje të disa parcelave por ato kanë ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut të datës 2 Mars 2018 dhe nuk kanë lidhje me programin e shkarkimeve të kontrolluara nga Korporata.

Këto parcela ndodhen në kuota shumë të ulta (thuajse në nivelin e shtratit të lumit Buna) dhe çdoherë që ndodhin reshje të dendura shiu kanalet kulluese bëjnë funksionin e kundërt, marrin ujë nga Buna dhe e shpërndajnë në zonat më të ulta të atyre fushave.

Artikulli paraprakSHKODËR-VELIPOJË, PROBLEME PËR BANORËT
Artikulli tjetërHAPEN PORTAT E HIDROCENTRALEVE