Kryeministri Edi Rama nga Tepelena këshilloi të gjithë banorët e kësaj zone, por edhe emigrantët që të shikojnë mundësinë e investimit në agroturizëm.

Gjatë fjalës së tij, Rama i bëri thirrje që të ndërtojnë bujtina të vogla mikëpritje, pasi qeveria do t’i japë shumë lehtësira. Kjo-tha Rama -është mënyra më e mirë për të dalë përfundimisht nga varfëria.

Edi Rama: Ka shumë njerëz që lëvizin në fundjavë nga Tirana dhe që kanë destinacione të reja. Të jeni të sigurt që me shumë kënaqësi do të shkonin aty ku ka agroturizëm që nga veri në jug.

Ne kemi aprovuar një ligj. Kush investon duke marrë një shtëpi të rrënuar në një bujtinë dhe ndërton një fermë të vogël dhe ka një numër të kufizuar dhomash e para ka tatim fitimi vetëm 5%.

E dyta e ka TVSH 6%, e treta merr mbështetje financiare nga shteti.

Prandaj unë dua ti bëj thirrje atyre që janë në emigracion ta shohin këtë mundësi, u bëj thirrje familjeve që janë këtu që bashkë me djemtë dhe vajzat, të drejtohen në këtë drejtim. Është rruga e daljes përfundimtare nga varfëria.

Nuk është një zonë kjo ku mund të mendojmë zhvillimin e ndonjë bujqësie me prodhim të madh.

Nuk është një zonë ku zhvillimi i blektorisë mund të kthehet në një prodhim industrial, por është një zonë ku blektoria dhe prodhimet blektorale mund ti shërbejnë tryezave të mikpritjes përmes bujtinave dhe hoteleve të vegjël tradicional të agroturizmit.

Artikulli paraprakAPELI I VLAHUTIN: MOS IKNI NGA KY VEND I MREKULLUESHËM, DO HAPET AEROPORTI I KUKËSIT
Artikulli tjetërBASHA KUJTON REVOLTËN E QAFË BARIT: ME KËTË SHEMBULL TË BASHKOHEMI TË SHTUNËN