Në mbledhjen e fundit për këtë vit, anëtarët e Këshillit Bashkiak Shkodër kanë miratuar projekt buxhetin për vitin 2021. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka bërë të ditur se buxheti arrin në vlerën 821 milionë lek ndërsa në fokus janë investimet në infrastrukturën rrugore, ku është parashikuar rikonstruksioni I 62 rrugëve të amortizuara në Shkodër dhe njësi administrative.

Nga ana tjetër, ankesa për shpërdorim të fondit pati nga disa kryetarë të komisioneve. Sokol Zaimaj, kryetar I komisionit të arsimit dhe Nersada Mandija kryetare e komisionit të strehimit ngritën akuza për shpërdorim të buxhetit gjatë vitit që po lëmë pas.

Një kërkesë për krijimin dhe përmirësim të infrastrukturës sportive bëri kryetari I komisionit të sporteve Oltion Luli.

Në fokus të projekt-buxhetit me vlerën 821 milionë lek për vitin 2021 janë investimet në infrastrukturën rrugore si dhe 122 projekte të tjera, prej të cilave 22 janë prioritare për komunitetin bëri të ditur ndër të tjera kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Artikulli paraprakNJË TËRMET I FUQISHËM 6.3 BALLË GODET KROACINË! QINDRA SHTËPI TË SHKATËRRUARA
Artikulli tjetërSHKODËR, ZJARRI I DOGJI SHTËPINË, 50 VJEÇARI PA STREHË