Një fond për rrugën e Dukagjinit që këshilli bashkiak i Shkodrës e miratoi muajt e kaluar por Prefektura e Qarkut Shkodër e ktheu mbrapsht pas një komunikimi me Ministrinë e Financave u kthye në një debat politik në Këshillin bashkiak të Shkodrës. Fillimisht ishte miratuar rehabilitimi i rrugës Prekal-Ndërlysa por ky Këshilli Bashkiak vendosi ta shkurtojë duke miratuar rehabilitimin vetëm për aksin Kir-Breg Lumi, rreth 20 kilometër më pak dhe me disa ndërhyrje që u hoqën.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Tonin Dedaj tha se Prefektja Majlinda Angoni ka shkelur ligjin, gjë e cila gjeti kundërshtinë e këshilltarëve të majtë.

Ndërkohë teksa u miratua një tarifë prej 5 mijë lekësh për atë që quhet libri i udhëtarëve që i shërben agjencive turistike, bashkia Shkodër u vendos nën akuzë për mosmbledhje taksash.

Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak u miratuan edhe pikat e tjera të rendit të ditës, fondi 6% i ndihmës ekonomike për shtatorin dhe tetorin, ndihma për familjet që iu dogjën banesat apo edhe një ndryshim në buxhetin afatmesëm.

 

Artikulli paraprakINAUGUROHET KËNDI SPORTIV NË SHKOLLËN “AZEM HAJDARI”
Artikulli tjetërVJERDHA: STREHIMI JO I DUHURI, DEDAJ: NË BAZË TË KRITEREVE