Këshilli i Bashkisë Shkodër miratoi stacionet e plazheve private dhe publike. Zëvendës kryetari i bashkisë Shkodër Onid Bejleri tha se këtë vit do të ketë më shumë hapësira publike për pushuesit në plazhin e Velipojës. Këshilltari i PD Imeldi Sokoli u shpreh se kërkesa ka qenë edhe për dy parcela më shumë por sipas Bejlerit kjo ishte e pamundur nga fluksi i madh i aplikimeve për stacione plazhi.

Ndërkohë edhe këshilltarë të tjerë kërkuan më shumë hapësira publike por që sipas bashkisë Shkodër janë të parashikuara në hartën e këtij viti.

Ndërkohë në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës u miratuan të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës që nga fondi 6% për ndihmën ekonomike, shpërblimet për dëmet nga zjarri, aplikimi për rikonstruksionin e rrugëve në zonën e Ish Fermentimit, përdorimi i disa godinave për banesa sociale dhe pika të tjera të rendit të ditës.

Artikulli paraprakFUSHATË PËR DHURIMIN E GJAKUT NË LEZHË
Artikulli tjetërHAPET FILIALI I DYTË “MISH TE SHEMSI”