“Zgjohesh në mëngjes nën tingujt e valëve të detit”, Për të gjithë ne që trishtimi na ka dhënë kurajë për të shpresuar”, “Për bukurinë që na kujton çdo ditë kush jemi”, “Për historitë e konservuara në shpirtin e Labërisë”, “Për të gjithë ne që jemi ndalur por ende lëvizim”.

Këto janë disa nga mesazhet që të ftojnë të eksplorosh Vlorën dhe ta shijosh verën aty këtë vit. Në Vlorën që ndërthuret aq bukur mes klasikes dhe tradicionales dhe të josh për ta shkelur e përqafuar.

“Fari, udhërrëfyesi i detarëve le të jetë këtë herë udhërrëfyesi i të gjithë shqiptarëve për të zgjedhur Vlorën, si destinacionin turistik të kësaj vere. Ju presim në Vlorë. Le ta fitojmë këtë betejë së bashku”, apelon kryebashkiaku Dritan Leli.

Është prezantuar mbrëmjen e kaluar kështu spoti publicitar për Vlorën, në një aktivitet në ambient të hapur me pjesëmarrjen e disa prej përfaqësuesve të biznesit.

Kryebashkiaku Leli deklaroi se Vlora ka pafund personazhe, ka pafund shefa kuzhine, ka pafund miq të mirë të turizmit, përfaqësues të shkëlqyer të hoteleve që dinë të bëjnë punë, që dinë të servirin vlera dhe mbi të gjitha të na bëjnë krenarë për qytetin ku jetojmë dhe për çdo gjë tjetër që ne duam t’iu tregojmë të tjerëve dhe t’i bëjmë ata që të vijnë të vizitojnë Vlorën.

 

Artikulli paraprakRAMA POSTON VIDEON: GËZUAR DITËN E EUROPËS
Artikulli tjetër70 VITE PAQE, MESAZHI I BE PËR DITËN E EUROPËS: SË BASHKU JEMI MË TË FORTË