DISKUTOHEN PROBLEMATIKAT DHE PIKAT NË TË CILAT DO TË NDËRHYHET PAS 21 QERSHORIT. Në kuadër të takimeve me te gjitha grupet e interesit, kandidatja e mazhorancës në zgjedhjet e 21 Qershorit për Bashkine e Shkodres, Keti Bazhdari është takuar me punonjës të shëndetësisë në Shkodër.

Gjatë këtij takimi kanë qënë present drejtues por edhe punonjës të spitalit te shkodres, poliklinikës së qytetit por edhe qëndrave shëndetësore. I pranishëm në këtë takim, një nga mjeket me te njohur në Shkoder si dhe ish deputeti i PS-se Astrit Beci, ka përgëzuar kandidaten Bazhdari për fushaten e nisur. Prezent ne kete takim, deputetet e Shkodres, Namik Kopliku dhe Mimoza Hafizi, deklaruan se program i zonjës Bazhdari eshte ne te njejten linje me ate te rilindjes se qeverisjes aktuale. Kandidja per Bashkine e Shkodres Keti Bazhdari gjate fjales se saj u shpreh se shendetesia eshte nje nga pikat kyce te programit te saj, dhe me ndihmen e specialisteve do te hartohet nje program ambicioz rezultatet e te cilit do te jene te prekshme per qytetaret. Keti Bazhdari, vijon punen me te gjithe target grupet, duke u njohur me problematikat kryesore qe shoqerojne zonen e re tashme te bashkise se Shkodres, takime keto te cilat do te konkludohen ne hartimin e programit elektoral I cili do te pasqyrohet shume shpejt para opinionit publik shkodran.

Artikulli paraprakTËRMETI GODET NEPALIN, MË SHUMË SE 450 VIKTIMA
Artikulli tjetërANTON KOKAJ, TAKON STRUKTURAT E PD-së NË KELMEND