KANDIDATJA E MAZHORANCËS, DORËZON NË PROKURORI AKUZËN PËR SHPIFJE.Ne cilesine e kandidates se Aleances per Shqiperine Europiane per Kryetarete Bashkise Shkoder deshiroj te informoj gjithe opinion publik dhe veçanerisht zgjedhesit e Bashkise Shkoder, se sot kam depozituar ne Prokurorine e Pergjithshmedhe ne Gjykaten e Rrethit Gjyqsor Tiranere respektivisht:

 

1.       Kallezimin Penal ndajdeputetitte PD-se, SaliBerisha, per konsumimin e veprespenalete SHPIFJES ndaj personit tim, bazuar ne Nenin 120 teKodit PenaltëRepublikëssëShqipërisë;

2.       Padi Civile, per shlyerjen e demit civil si rrejedhoje e cenimit në nderin e personalitetin tim kunder deputetit te PD-se, Sali Berisha,bazuar në nenin 625§1/a tëKodit Civil të Republikës së Shqipërisë.

Sqaroj opinion publik se, në seancën plenare të datës 07 Maj 2015, deputeti Sali Berisha duke folur nga foltorja e kuvendit ka bërë këtë deklaratë.

 

Kjo deklaratë është kryer me dashje direkte dhe me qëllim për të diskredituar në opinionin shoqëror nderin dhe dinjitetin e personit tim, me qellim per te influencuar ne menyre te paligjshme ne elektoratin e Bashkise Shkoder per zgjedhjetvendorete dates 21 Qershor 2015.

E bindur ne verdiktin e drejte dhe te ndershem te organeve te drejtesise, pres me padurim qe deputeti Sali Berisha te shpallet publikisht shpifes nga gjyqsori si dhe siguroj opinion publik qe çdo qindarka qe do marr si demshperblim nga shkelesi i ligjit, Sali Berisha, nga procesi civil kunder ketij te fundit do t’ia dhuroj Shkolles Iliria me qellim dhe destinacio npermisimin e kushteve te komunitetitEgjiptian.

 

Me respekt,

Keti Bazhdari

Kandidat per Kryetare e Bashkise Shkoder  

 

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI ME BANORËT NË KOMUNËN GURI I ZI
Artikulli tjetërNEGLIZHOHET PROJEKTI PËR PRINDËRIMIN E FAMILJEVE ROME