Lindshmëria në Kinë është regjistruar në nivelin më të ulët në 60 vitet e fundit përkundër politikës së viteve të fundit që lejon fëmijën e dytë. Sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, numri i të porsalindurve në vitin 2019 është zvogëluar për 580 mijë, gjegjësisht në Kinë vitin e kaluar janë regjistruar 14 milionë e 650 mijë të porsalindur.

Ndërkaq, norma e lindshmërisë është zvogëluar për 1,048 për qind dhe paraqet nivelin më të ulët në 60 vitet e fundit, kurse numri i popullsisë ka arritur në 1 miliard e 400 milionë e 50 mijë.

Ndryshe, duke filluar nga vitet e 70-ta, Kina gradualisht vuri në zbatim politikën e planifikimit familjar dhe një fëmije për shkak të rritjes së shpejtë të popullsisë, duke kufizuar në lindjen e vetëm një fëmije familjet që jetonin në qytete.

Ndërkaq, familjeve në fshatra u ishte lejuar të kenë fëmijë të dytë në rast se fëmija i parë ishte i gjinisë femërore. Në vitin 2015, vendi hoqi nga zbatimi këtë politik si pasojë e uljes së numri të të porsalindurve dhe plakjes së popullsisë dhe nga viti 2016 lejoi që çiftet të kenë nga dy fëmijë.

Sipas raporteve të publikuara nga Këshilli Shtetëror i Kinës në vitin 2017, një e katërta e popullsisë deri në vitin 2030 pritet të jetë mbi 60 vjeç.

Artikulli paraprakSARAJEVA, BEOGRADI, PRISHTINA DHE SHKUPI, KATËR KRYEQYTETET MË TË NDOTUR NË BOTË. NË BOSNJE, 5500 VDEKJE NË VIT NGA SMOGU
Artikulli tjetërBRUKSEL, FRONTEX: MIGRACIONI NË BE NË NIVELIN MË TË ULËT QË PREJ 2013