Në Shkodër është kremtuar mesha e shenjtë për festën e Shën Kollit në kishën që mban të njëjtin emër. Përveç meshës së shenjtë, në këtë festë arqipeshkëvi Angelo Massafra inaguroi dhe bekoi pllakatën e vendosur tek kjo kishë për ndërtimin e kambanores që u bë këtë vit ndërsa uroi edhe festën e Shën Kollit.

Shqipëria kohët e fundit po përballet me një sërë ngjarjesh kriminale të rënda mes të cilave edhe vrasjet siç ish ajo e ish deputetit Pashko Ujka. Arqipeshkëvi Massafra tha se vrasja dhe çdo krim tjetër janë të ndaluara nga feja dhe është i shqetësuar për këtë situate.

Arqipeshkëvi i Shkodrës një mesazh ka edhe për prindërit dhe raportin e tyre me fëmijët.
Duke folur edhe për procesin e Sinodit që ka nisur edhe për kishën katolike të Shkodrës për të afruar besimtarët më shumë me kishën, arqipeshkëvi tha se intelektualët dhe zyrtarët e krishterë duhet ta përhapin fjalën e Zotit dhe të jenë më afër fesë dhe jo të marrin ryshfete.

Besimtarët pas meshës së shenjtë për festën e Shën Kollit uruan njëri-tjetrin.

 

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 06.12.2021
Artikulli tjetërKISHA E SHËN KOLLIT, ARQIPESHKËVI MOHON AKUZAT PËR PRONËN