Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë ku një 53-vjeçar ka ndërruar jetë dhe dyshimet e para janë për arrest kardiak.

Ai është parë nga disa kalimtarë në gjendje të rëndë në zonën e “Liqenit Artificial” dhe është dërguar me ambulancë në spital, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Momentalisht po punohet për të zbardhur identitetin e viktimës.

Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Liqeni Artificial”, disa kalimtarë kanë konstatuar një shtetas rreth 53 vjeç në gjendje të rënduar shëndetësore, i cili është dërguar me autoambulancë në Spital, prej nga ku ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë.

Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakDIGJET MAKINA E PARKUAR
Artikulli tjetërFIFA BLLOKON MERKATON E DY SKUADRAVE SHQIPTARE