Kishte shkuar nga Shqipëria të punonte në Maqedoni, vdes 49-vjeçari

Një ditë më parë një qytetar nga Shqipëria ka humbur jetën në Maqedoni, gjatë një aksidenti në punë. Siç bëjnë të ditur mediat e shtetit fqinj, rreth orës 14:00 të mesditës së djeshme në lagjen Shën Stefan të Ohrit, gjatë nxjerrjes së materialeve të ndërtimit është shembur një ndërtesë duke zënë poshtë 49-vjeçarin nga Shqipëria me inicialet S. B., i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulancat dhe policia që kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Në bazë të urdhrit të prokurorit publik të Ohrit, do të kryhet autopsi për të vdekurin. Më pas do të sillet drejt Shqipërisë, ku do të prehet për herë të fundit.

Artikulli paraprakMASHTRIME ‘ALLA SHQIPTARE” NË ITALI, VJEDHIN TRAKTORË DHE I FUSIN NË KAMION
Artikulli tjetërMONITORIMI I KUMARIT, QEVERIA KËRKON KOMPANI PRIVATE