Rolls Royce ka zbuluar makinën më të re të koleksionit ‘Boat Tail’ të punuar me dorë, dizajni i të cilës është frymëzuar nga jahte ultra luksoze dhe ka një çmim marramendës prej 28 milionë dollarësh.

Rolls-Royce Boat Tail , është model i frymëzuar nga varkat me vela J-Class. Është krijuar në bazë të makinave Boat Tail të viteve 1920 dhe 1930.

‘Boat Tail’ i ri në foto është krijuar pasi u porosit nga një klienti i cili gjithashtu zotëron një tjetër makinë që ngjason me Boat Tail, një model i vitit 1932 .

Janë prodhuar gjithsej tre makina të këtij modeli, secila prej të cilave ka karakteristika të personalizuara në bazë të preferencave të personit që e ka porositur.

Vetëm një nga tre makinat është ndarë me publikun nëpërmjet fotove, pasi dy klientët e tjerë vendosën të mbeteshin anonim.

Por elementi më interesant është ajo që Rolls-Royce e quan një “suitë pritjeje” me pesë njësi kontrolli të motorit (ECU) dhe instalime elektrike speciale që, u deshën nëntë muaj për tu krijuar. Me shtypjen e një butoni, dera e pasme hapet në stilin e krahut të fluturës.

Pasagjerët kanë në dispozicion dy frigoriferë ‘Christofle’ . Në të njëjtën kohë brenda makinës ka tavolina dhe stola të krijuar prej fibrave të karbonit.

Siç u përmend më lart, makina renditet e para ndër modelet më të shtrenjta në botë. Me çmimin 23 milionë euro (28 milionë dollarë), duke lënë pas automjetet ai ‘Sweptail’, ‘Centodieci’, dhe kryevepra si ‘Bugatti’.

 

Artikulli paraprakFACEBOOK HEQ NDALIMIN PËR TEORITË SE COVID-19 U KRIJUA NGA NJERIU DHE VJEN NGA NJË LABORATOR
Artikulli tjetërEMA MBËSHTET VAKSINIMIN E ADOLESHENTËVE ME VAKSINËN PFIZER