Në rrjetet sociale është publikuar një denoncim ku një klerik ortodoks në Fier ka abuzuar me një fëmijë e për këtë thuhej se Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla, e ka dëbuar nga kisha.

Ky largim kishte ardhur pas denoncimit që kishte bërë familja e të miturit, ku gjatë një kampi të organizuar nga kisha ortodokse fëmija i tyre është abuzuar seksualisht.

Por pas këtij denoncimi ka reaguar dhe Mitropolitia e Fierit, e cila i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se të gjitha pretendimet janë shpifje.

Sipas Hirësi Nikolla, nё Mitropolinё e Fierit nuk ka ardhur asnjё ankesё, qoftё nga kleri, qoftë nga besimtarёt.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 21.05.2018
Artikulli tjetërRAPORTI I INSTAT: ULET NUMRI I AKSIDENTEVE, MË PAK VIKTIMA