Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër shumë shpejt do të hapë dyert. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale, ku ndau pamje nga kjo poliklinikë.

“Poliklinika e Specialiteteve do të ofrojë shërbime shëndetësore për 200 mijë banorë në 19 specialitete të ndryshme”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se do të vijojë puna për modernizimin dhe transformimin e strukturave spitalore dhe qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.

Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër do të jetë e pajisur me 19 kabinete për specialitete të ndryshme të sëmundjeve të brendshme si dhe ekzaminime laboratorike e imazherike në: kardiologji, gastrohepatologji, reumatologji, endokrinologji, nefrologji, hematologji, pneumologji, pediatri, kirurgji, ORL, neurologji, onkologji dhe alergologji. Ky institucion shëndetësor do të pajiset edhe me aparatura të reja mjekësore dhe diagnostikuese.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMURIQAN, TENTUAN TË DILNIN NGA SHQIPËRIA ME LËNDË NARKOTIKE ME VETE, ARRESTOHEN 3 SHTETAS
Artikulli tjetërVAU DEJËS, KANOSËN ME ARMË PNEUMATIKE NJË SHTETAS, PROCEDOHEN BABË E BIR