Koloneli i Përgjithshëm i Guardia di Finanza Italiane Antonello Maggiore në një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetaren Alba Kepi ka vlerësuar bashkëpunimin mes Shqipërsië dhe Italisë në luftën kundër trafikut të drogës.

Sipas kolonelit, në vitin 2018 ka një reduktim të madh të këtij trafiku pasi nga janari deri më tetor të 2018 janë sekuestruar rreth 20 ton marijuanë e trafikuar nga Shqipëria përmes detit.

Koloneli konfirmoi se në Shqipëri janë pothuajse zhdukur plantacionet me marijuanë në krahasim me vitet e shkuara, ndërsa tha se fenomeni i trafikut përmes detit i përket gjithë Ballkanit dhe jo vetëm Shqipërisë.

 

Alba Kepi: Kolonel faleminderit për intervistën. Italia e Shqipëria dy vende përballë detit Adriatik që gjatë dekadave të fundit është bërë dëshmitar i luftës së vazhdueshme të autoriteteve kundër trafiqeve ilegale të drogës, qënieve njerëzore, armëve e kontrabandës. Si paraqitet kjo situatë sot më 2018?

Kolonel Antonello Maggiore: Duhet thënë se fenomeni më i rëndësishëm është ai i trafikut të lëndëve narkotike kryesisht marijuanë, kryesisht në pjesën e ulët të Adriatikut e në pjesën e sipërme të detit Jon. Ne analizojmë kryesisht këtë trafik përgjithësisht në territorin e Ballkanit.

Sa i takon raportit mes Italisë dhe Shqipërisë që janë dy vendet më të afërta që në vitet ’90 kemi vendosur një bashkëpunim të qëndrueshëm në mbështetje të policisë shqiptare me repartet tona kufitare detare të poziconuara në Durrës e Vlorë që së bashku me rojen bregdetare mbështesin punën e policisë shqiptare.

Aktualisht janë 22 trupa të Financës Italiane në Shqipëri së bashku me dy zyrtarë që veprojnë nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme Italiane falë një marrëveshje të arritur më 1997 me Ministrinë e Brendshme Shqiptare.

Pra ekziston një bashkëpunim i konsoliduar mes dy vendeve fqinje që operojnë për një objektiv të përbashkët që është lufta kundër trafikut ilegal të drogës mes brigjeve. Duhet thënë se trafiku i marijuanës arrti pikun më të lartë gjatë vitit 2016 e 2017. Flasim për mbi 20 tonë marijuanë e trafikuar më 2016 e rreth 40 tonë marijuanë e trafikuar përmes detit më 2017.

Në vitin 2018 kemi një reduktim të madh të këtij trafiku pasi nga janari deri më tetor të 2018 janë sekuestruar rreth 20 ton marijuanë e trafikuar nga Shqipëria përmes detit. Pra kemi një rënie të dukshme të këtij trafiku që do të thotë se bashkëpunimi i krijuar mes autoriteteve italiane dhe autoriteteve shqiptare funksionon si nga këndvështrimi shkatërrues ashtu dhe parandalues i këtij trafiku .

Pra lufta kundër trafiku të drogës nuk kryhet vetëm në rrugë operative me anë të aktivitetit ajror, detar apo të punës së agjensisë Frontex, por kryhet dhe me anë të njerëzve e mjeteve tona në territorin shqiptar në mbështetje të policisë si dhe me anë të fushatës së mbikqyrjes ajrore të Financës italiane së bashku me Policinë Shqiptare të territorit shqiptar për të individualizuar plantacionet e kultivuara me kanabis.

Alba Kepi: Atëherë Kolonel mund të konfirmojmë se fushata e mbikqyjese ajore të fiancës italiane për plantacionet e mbjella me kanabis në Shqipëri do të vijoj dhe përgjatë 2018?
Kolonel Antonello Maggiore: Po natyrisht. Duhet thënë se ky aktivitet i kryer me mjete ajrore nga Policia Financiare Italiane përmes një sistemi mjaft të sofistikuar mbikqyrës ka nisur qysh në vitin 2013 e vazhdon deri më sot.

Madje aktualisht kemi zgjeruar aktivitetin e patrullimit ajror të territorit shqiptar që më 2017 është kryer përgjatë muajve maj-shtator. Ndërsa sivjet më 2018 falë nëj financimi të Bashkimit Europian patrullimi ajror i Financës Italiane në Shqipëri po kryhet nga muaji prill e vazhdon në fund të tetorit 2018. Pra do të thotë se ka më shumë misione fluturimi e më shumë orë fluturimi.

E në respekt të kësaj pune të kryer duke e krahasuar me rezultatet e viti 2016 e 2017 numri i bimëve me mariajuanë të individualizuara në territorin shqiptar është shumë e shumë më i ulët e baraz me 10 % të atyre të individualizuara gjatë viteve të shkuara.

Alba Kepi: Duke iu referuar operacioneve të sekuestrimit të marijaunës së trafikuar përmes detit, a mund të thuhet eot se Shqipëri është vendi kryesor e më i amdh i eksportimit te marijauën në itali?

Kolonel Antonello Maggiore: Në referencë të operacioneve të patrullimit ajror të Financës Italiane, konfirmoj se në Shqipëri janë pothuajse zhdukur plantacionet me marijuanë në krahasim me vitet e shkuara.

Fenomeni i trafikut të drogës përmes detit i përket të gjithë territorit ballkanik e jo vetëm Shqipërisë, përfshirë vendet si Mal i Zi, Greqia. Fakt është se zona e patrullimit të policisë e financës italiane kundër këtij trafiku nuk i përket vetëm zonës së Adriatikut pranë Shqipërisë, por dhe zonave në kufi me Greqinë, Malin e Zi e Kroacinë.

Alba Kepi: Sa i takon nurmit të skafistëve të arrestuar. A janë të gjithë shqiptarë?
Kolonel Antonello Maggiore: Sivjet ndër 40 trafikantë të arrestuar 25 janë shqitparë.
Alba Kepi: Sa i takon individualizimit të bashkëpunimit të skafistëve të arrestuar me grupet e trafikantëve italianë e shqiptarë në terriorin italian si operoni?

Kolonel Antonello Maggiore: Ekzsiton një bashkëpunim mes grupeve kriminale italiane e grupeve kriminale shqiptare në territorin italian për trafikun e drogës dhe hetimet vazhdojnë.

Dua të theksoj se bashkëpunimi mes autoriteteve të dy vendeve kryhet përmes shkëmbimit të informacionit mes forcave të policisë, policisë financiare, institucioneve shqiptare e ministrisë së Brendshme Italiane si dhe përmes shërbimit ndërkombëtar policor.

Por dhe përmes aktivitetit operativ të shkëmbimit të informacionit me objektivin final të kapjes së trafikantëve . Ekziston gjithashtu dhe një bashkëpunim i karakterit gjyqësor ku autoritetet gjyqësore shqiptare dhe ato italiane formojnë skuadrat e përbashkëta hetimore për të shkatërruar organizatat kriminale të trafikut të drogës.

Natyrisht këto hetime duan kohë, madje dhe vite, hetime përshembull të nisura një vit apo disa muaj më parë mund të japin frutat pas një viti apo më shumë.

Alba Kepi: Pra mund të konfirmojmë suksesin e bashkëpunimi të Italisë dhe Shqipërisë në luftën kundër drogës e Shqipëria nuk është më një vend preokupues për trafikun e lëndëve narkotike në Itali?

Kolonel Antonello Maggiore: Absolutisht e konfimoj. Këtë fakt e konfirmi dhe Gjenerali ynë i përgjithshëm gjatë vizitës në Tiranë më 26 shtator.

Në takimin me Minstrin e Brendshëm shqiptar ata u shprehën të kënaqur nga bashkëpunimi i tyre, që shprehet jo vetëm në operacionet e sekuestrimit të dogës por dhe me aktivitetin parandalues që i detyron trafikantët të ndryshojnë vazhdimisht metodat e aktivitetit të tyre të trafikimit të lëndës narkotike.

Artikulli paraprakDREJTORI I BURGJEVE: KAMERA DHE BLLOKUES VALËSH NË BURGJE
Artikulli tjetërKOSTANDINOS KACIFA S I VESHUR USHTARAK, QËLLOI 31 HERË MBI POLICINË