Në fushatën elektorale të këtij viti PS premtoi shtrimin e rrugës Vau Dejës-Koman por kriza energjitike sipas ministres së infrastrukturës Belinda Balluku e detyroi që ta heq nga lista e investimeve rikonstruksionin e aksit të Komanit. Banorët e quajnë të papranueshëm këtë vendim ndaj vendosën që ta nisin me një protestë paqësore.

Rruga e Komanit gjatë muajve të dimrit ka një rrezikshmëri të lartë për shkak të ngricave në atë aks apo edhe rrëshqitjes së gurëve nga malet. Edhe gjatë muajve të verës udhëtimi nga Shkodra në Koman është afro 2 orë për shkak të amortizimit total.

Prej vitesh banorët dhe operatorët turistik kërkojnë rikonstruksionin por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ndërsa sëfundmi u anullua edhe projekti i premtuar gjatë fushatës elektorale.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 8 TË ARRESTUAR DHE 3 NË KËRKIM PËR MASHTRIM
Artikulli tjetërVOLEJBOLLI, PËRBALLJA ME TIRANËN MË E RËNDËSISHMJA