Fillimisht nuk e kupton çfarë ndjen sepse ishte shumë shi dhe zhurmë pastaj u bë edhe më shumë zhurmë nga shiu që binte dhe makina goditej bam bam bam.

Vetëm më pas e kupton se xhamat janë thyer dhe makina nuk funksionon mirë. Jemi larguar disa metra për të ikur nga vendngjarja në mënyrë që të mos rrezikonim”.

Po udhëtonin nga Tropoja drejt Shkodrës.

Kur kanë ardhur tek rruga e Komanit familja nga Anglia, Martijn, bashkëshortja Helene dhe dy fëmijët 4 dhe 8 vjeç janë përballuar me një ngjarje të frikshme.

Pas reshjeve të dendura të shiut, një sasi gurësh të ardhur nga lartësia e malit kanë rënë në makinën me të cilin familja angleze po udhëtonte.

Ishim duke udhëtuar në rrugë dhe kishte shumë reshje shiu. Papritur gurët nisin të binin në makinën tonë. Xhamat janë thyer dhe makina u dëmtua menjëherë.

Fëmijët nisin të qajnë por ne ndaluam shpejt dhe falë Zotit asgjë s’kishte ndodhur dhe të gjithë jemi shumë mirë. Thjeshtë është dëmtuar makina. Unë isha me gruan dhe dy fëmijët 8 vjeç dhe 4 vjeç.

As vetë nuk e di se çfarë kam përjetuar. Njerëzit e mrekullueshëm të Shqipërisë na ndihmuan shumë. Ata morën gruan time, dy fëmijët dhe i kanë dërguar në hotel dhe tani po çoj edhe makinën nëse do mund të rregullohet.

Ndaluam dhe familja e parë që kemi takuar është një familje italiane. Shoferi shqiptar që po transportonte italianët mori fëmijët dhe gruan time”.

Ajo çfarë përjetuan Martijn dhe familja e tij është një realitet i frikshëm.

Për pak minuta kisha frikë sepse isha me fëmijët e vegjël. Jam me fat që dy fëmijët nuk janë dëmtuar asnjëri edhe pse unë kam disa gërvishtje të vogla.

Është e vështirë për të treguar se sa gurë kanë rënë por besoj se 4 të mëdhenj dhe pastaj shumë tjerë të vegjël pa pushim kanë goditur makinën time”.

Martijn Stolte është gati i surprizuar nga ndihma dhe mikëpritja që gjeti në Shqipëri, aq më tepër kur ndodhej mes maleve pa ditur asnjë fjalë shqip.

Isha në Tropojë në Valbonë, kalova një ditë shumë të bukur, vendi i pritjes i mrekullueshëm dhe më pas do shkoj në Ulëz dhe në Borsh. Është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Njerëzit janë shumë mikëpritës dhe të dashur.

Kur na ndodhi kjo ngjarje të gjithë kërkonin të na ndihmonin dhe u ndjemë shumë mirë nga kjo sepse ne ishim në mes të maleve dhe nuk dimë asnjë fjalë shqip.

Ishim me fat që asnjëri nuk u dëmtua, pavarësisht makinës dhe në krahasim me çfarë mund të kishte ndodhur vërtetë ishim me shumë fat sot.

Nuk më intereson që është dëmtuar makina por më intereson që kemi shpëtuar, makina do rregullohet dhe do vijojmë rrugëtimin tonë në Shqipëri”.

Turisti anglez familja e të cilit rrezikoi ndjeshëm nga rënia e gurëve ka dy kërkesa. Të rregullohet rruga e amortizuar e Komanit dhe të sigurohen malet në mënyrë që gurët të mos bien më.

Është e çuditshme sepse pasi ulesh nga trageti në Valbonë rruga është shumë e mirë por këtu në Koman është një rrugë çfarë të them, e çmendur, nuk e imagjinoja.

Duhet të bëni dy gjëra, të rikonstruktoni rrugën dhe të sigurohen malet që të mos bien gurët. Tjetra është që njerëzit duhet të tregojnë që mund të ndodh kjo gjë dhe se në rast të shiut të rrëmbyeshëm nuk duhet lejuar kalimi”.

Pavarësisht aksidenteve të shumta që ndodhin në rrugën e Komanit dhe jetëve të humbura apo rrezikut si në rastin e familjes angleze ende nuk ka asnjë projekt për ta ndryshuar këtë

situatë aq më tepër për një aks tejet të rëndësishëm që shërben jo vetëm për banorët por edhe turistët e shumtë që shkojnë drejt Tropojës, lumit të Shalës apo bukurive të liqenit të Komanit.

 

Artikulli paraprakCIA: SHQIPËRIA, BURIM KRYESOR I KANABISIT
Artikulli tjetërNGA MEKA MYFTIU SYTARI URON KURBAN BAJRAMIN