Kombëtarja e Shqipërisë po i jep dorën e fundit përgatitjeve për pjesëmarrjen në Kupën Europiane, turne që do të zhvillohet këtë të dielë në Budva. Në këtë aktivitet, ekipi ynë kombëtar do të drejtohet nga trajnerët Zef Gjoni dhe Lazarin Vila. Në përbërje të Kombëtares kuqezi do të jenë katër boksierë, pikërisht treshja e Vllaznisë, Arjon Kajoshi, Gelian Rajku dhe Senad Drini, si edhe vlonjati Arjol Zeneli. Trajneri Zef Gjoni ka shumë besim se Shqipëria nuk do të dalë pa medalje nga ky turne dhe padyshim që ky do të ishte një tjetër sukses për sportin e boksit në vendin tonë.

Ndërkohë, edhe tre sportistët, Arjon Kajoshi, Gelian Rajku dhe Senad Drini, pas seancës së fundit të zhvilluar në Shkodër, janë shprehur entuziast për një paraqitje të mirë edhe në këtë turne, ku do të synojnë marrjen e medaljeve.

Kupa Europiane do të zhvillohet në Budva të Malit të Zi, duke nisur nga e diela dhe boksierët tanë padyshim që do të tentojnë të bëjnë një paraqitje sa më të mirë. Megjithatë, shumë i rëndësishëm do të jetë shorti që do të hidhet ditën e shtunë, ku katër boksierët tanë do të mësojnë edhe kundërshtarët e tyre, me të cilët do të ndeshen në turin e parë.

Artikulli paraprakNXËNËSIT: DËMET E BULLIZMIT DHE TEKNOLOGJISË
Artikulli tjetërPROJEKTI “SHKOLLAT PËR SHËNDETIN”